Bedri Çera
Jeta Gri
Si një spirale e hapur më zgjate dorën,
kur unë kisha humbur në platacionet e fantazisë,
si gazetë e zhubravitur në anë më hodhën,
frymëmarrjen ma rrudhën nën etjen e lukunisë..
Shpresën dhe buzëqeshjen ma lodhi kjo botë e sertë,
si një hingëllimë kali rënkoi ëndrra ime,
gjethet po më bien nga perendimi lehtë..
gjuha më ka plasur zëri më është tretë..!
Vargu le të pëlcas mes uturimave të territ,
e kotë, ti mbledh ditët e vrara..
thërmiat e hedhura në një iluzion të rremë,
ende në qytezë vërtitet gojët e palara..!
Shkëlqimi u venit shkretëtirave të përbuzjes,
jeta më shkundi gjethet edhe rrënjët e nënës,
nuk arrin të më thaj më as drita e hënës,
stimuloj t'përtërij dashurinë e mbetur anës e anës..
Si një vitrinë dyqani ku freskia është tharë,
kokën kthejnë me një anë mos me të parë,
velat e shpirtit si streha më pikojnë,
koha ndërseu ditët e teruna, t'pasojnë..!?
Përpiqem ti mbledh troshkat e mia,
ato fosile që akoma më ndizen..
thinjat e mia shkundin kujtesën e grisur..
me maja bota, është fryrë dhe livantisur.!?

Peshkopi, më, 22.12.2021.
Komente 0