>
LETERSISHQIP

Nuk Kam Avulluar

Duart në xhepa mblidhen në zbrazdësi,
edhe nata bie e vret me shkop ditën..
tingujt e butë të erës ndjej përsëri,
nën botën e rrudhur, gjendemi  të dy..!

Zbrazdësia po më vret rrënjët e thara,
ndaj me dhimbje gjejmë fjalën e saktë,
si emigrant shtrirë mbi shtete të ndara,
ende avulloj, avulloj nën frikën e vaktë..

Koha dhe heshtja janë shtrirë pranë e pranë,
tentojnë shtegum për të mbyllur..
po unë nuk jam derdhur në anë..
po mua nuk më merr gjumi..
po mua nuk më mund frika..
po mua nuk më tendos zbrazdësia,
po shmanga pak, më thyen pleqëria..!?

Edhe mendja thellë në xhepat e mi,
shtërngon atë çelës ende të pandryshkur,
një kujtim që vjen nga bota e tretë..
një fosile që sytë nuk mi ka prishur..!

Bëj zhurmë kërcas si gjethet e thara..
pres të vish një ditë duke qeshur,
jo për të pllenuar e të përtypemi si patatina " les"..
thjeshtë, dihatjeve të gjata tu vendosim një kompresë..!?
Peshkopi, më, 03.01.2022