Bedri Çera
Netëve Të Vjeshtës!
Netëve të gjata dua tu fshihem,
edhe syve të etur që të zënë frymën..
edhe hidhërimeve të mia,
të shkruara me shkumës në mure si fëmija..
I tulatur midis tokës dhe qiellit,
vetmia shkundet nën hapat e mi,
ringjall njerëz që më mungojnë,
ndërgjegjen pata veshur mendje e sy..
Ngutem natën e digjem si gur gëlqeror,
peng i tingujve të pa shpirt,
i këputur si gjethe e tharë, që anës rrugës mbeti,
e ndrydh fjalën si ofshamë e thellë deti..
Shpesh ndalem si lumi në brigje,
lëmshin e ditës ta stivoj me durimin,
po kurrë nuk dua burrë të rrëzuar,
që netëve injekton damarët e shpëtimit..
Nata me buzët e ftohtësisë,
at këngë ma përcjell me mall,
me sytë e qeshur, me sytë që fshehin,
shpesh, rashë në rrjetën e saj..
edhe syve të etur që të zënë frymën..
edhe hidhërimeve të mia,
të shkruara me shkumës në mure si fëmija..
I tulatur midis tokës dhe qiellit,
vetmia shkundet nën hapat e mi,
ringjall njerëz që më mungojnë,
ndërgjegjen pata veshur mendje e sy..
Ngutem natën e digjem si gur gëlqeror,
peng i tingujve të pa shpirt,
i këputur si gjethe e tharë, që anës rrugës mbeti,
e ndrydh fjalën si ofshamë e thellë deti..
Shpesh ndalem si lumi në brigje,
lëmshin e ditës ta stivoj me durimin,
po kurrë nuk dua burrë të rrëzuar,
që netëve injekton damarët e shpëtimit..
Nata me buzët e ftohtësisë,
at këngë ma përcjell me mall,
me sytë e qeshur, me sytë që fshehin,
shpesh, rashë në rrjetën e saj..
Peshkopi, më 14.10.2021
Komente 0