>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Kur Linde Ti!

Dedikim djalit për ditëlindje
Sa ndjenja provoj në këtë datë,
atë ditë që linde Ti,
kur edhe ti vetë ende nuk e di,
vjen, rritesh, qartësohesh,
e për ne shpresë ngjall përsëri..

Por, mua më duhet të dal para duar thatë,
duhet të heshtësh për këtë zbrazdësi,
si diçka të zakonshme
më errësohet edhe kjo ditë në vetmi..

Nuk kam guxim të dal para,
e të jap ashtu kot qetësi,
dikur gotën e ujit tek dera dhe qirinjët i bënim hi..
u mësuam të jetojmë si copëza të ndara,
edhe pse ndjenja kurrë sdo të vdesë, do rri aty..

Eh, kur në tetor kishe lindur Ti,
pastaj, gjithë tetorëve ua dëgjuam tik taket në gji..
po mos të ishe Ti..
vështirë të përjetoja termin fëmi...
Peshkopi, më, 20.10.2021