>
LETERSISHQIP

Unë Dhe Hëna

Hëna po thyhej tej në lumë,
si drapër në vështrim,
një spektër drite që veç di
të rend,
dashuria ime shtrirë në gjumin  tënd..

Retë si mendimet e mia, 0
hëna fort seç m'i shtyn,
të hapem si lypës e nën portë të rri,
oh ç'më shushate se mbart veç rini..

T'i kalon e unë kam mbetur,
më bën dritë t'i nga ç'do vend,
syri im, mbushet me lot,
tek vështroj unë syrin tënd..

Hënë moj gërshetë verdhë,
nga meraku tretë e zverdhë,
fytyrë zbuluar moj të rëntë pika,
kur të shoh nga poshtë si neon u fika..
Peshkopi, më 18.09.2021.