>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Jetën Dua

Fshehtësia jetës, shpirti i frymëzimit
me forcë turme shkoj rrugës time,
at tingull violine që lind me gëzimin,
rigjeneroj netët të më duken agime..

Me sytë e pëllumbave dua të përcjell,
at prezencë që ma djeg vapa,
të bardhë moralin pse ta mbështjell.!
grumbull brengat, poshtë mi zuri nata..

Pllenuam dashurinë me farën e djallit,
fjalën përpiqem të lidh me erën,
mbeti ajo me forcë të kandilit,
me rrathët e zinj të lodhur poshtë syrit..

Mjergulla mu shtrydh e rrodhi përrua,
më kërciti kurrizi sikur hapa derën...
janë kristale të vjetra apo të reja, thua..
tani s'di kush më do, apo kë unë dua..!

U shriva mes gurëve kilomerikë.
dhimbja më vinte përzgjati mua,
në ç'do segment kisha lënë pikë..
ashtu të vështirë prapë jetë të dua..
Peshkopi, më, 21.07.2021.