Bedri Çera
Ora E Saktë
Numrat e t'u, orë vizatoj,
ngjyros me pasqyrime të qarta,
flokët e gjatë, gështenjë i kujtoj,
portret pa rrudha mbi taka t'larta..
Ju nuk shikuat kurrë ritmin e orës..
ai ritëm tek ty kishte ndaluar..
unë i mbetem borxh kohës,
ajo orë kurrë sishte vjetruar..
Më erdhe si një gërvishtje në çdo anë,
tani shënoj vijat me bojë të re,
lëviz majat e gishtave, diçka duan me thanë,
qiri i thyer, vetmia ende lotët mban..
Ngjyros orën edhe flokët..
por jo melodinë e psherëtimave,
shkëlqimin e syve të vakët,
si akrepat hapur, u rezistove rrymave..
unë mbeta ai kopështi endemik,
si pikë uji në botën rrethore,
o si nuk u thy i gjori zemrek,
s'kujtoj as kohën kur m'tërhoqe për dore..
ngjyros me pasqyrime të qarta,
flokët e gjatë, gështenjë i kujtoj,
portret pa rrudha mbi taka t'larta..
Ju nuk shikuat kurrë ritmin e orës..
ai ritëm tek ty kishte ndaluar..
unë i mbetem borxh kohës,
ajo orë kurrë sishte vjetruar..
Më erdhe si një gërvishtje në çdo anë,
tani shënoj vijat me bojë të re,
lëviz majat e gishtave, diçka duan me thanë,
qiri i thyer, vetmia ende lotët mban..
Ngjyros orën edhe flokët..
por jo melodinë e psherëtimave,
shkëlqimin e syve të vakët,
si akrepat hapur, u rezistove rrymave..
unë mbeta ai kopështi endemik,
si pikë uji në botën rrethore,
o si nuk u thy i gjori zemrek,
s'kujtoj as kohën kur m'tërhoqe për dore..
Peshkopi, më 13.08.2021.
Komente 0