Bedri Çera
Mit Në Memorie
Rrëshirë ngjite ëndrrat, korigjove imazhe e forma,
dashuri e pajetuar, purteka e fatit,
si të huaj t'përbashktën përpëlitëm në sy,
hingëllin e djeshmja e pasosur në gji.!
Disa herë edhe jam rrëzuar,
si një gërmadhë e njomur përcillja impulse,
si një gjethe shpesh jam transformuar,
eh, si kulpër rënkoja jetës rrotulluar...
Mbytem e thërmohem nën mjegull,
ndërsa britma më vrapon e lirë,
nga menduarit fluturojnë shumë zogj,
ndoshta të tërbuar por janë zogj të mirë..
Si na vodhën çelësin e qetësisë,
si flakën që mbështjell drita,
në jetën e trazuar prej lehtësisë,
as lotët e ujëvarës se mbërriten..
Edhe qamë e qeshëm me hijet tona,
njomëm qerpikët me himnin e vakët,
ah sikur të isha këmill i vogël e i pakët,
të ngjitesha në dritare të linja shenjën e lagët..!!

Peshkopi, më 18.06.2021
Komente 0