>
LETERSISHQIP

Vite Me Gjurmë...

Te lëkura jote e vishkur gjej butësinë e jetës,
dyshime apo dëshira vitesh,
të meta, të varura në gjumin e natës,
të zverdhura u poqën në letra aluminesh..

Kaloj në ekran dëshirat e fshehura,
duke ngjyrosur linjat me valë,
si vjeshtë rrënohem buzë honit,
duke ju ndruajtur ndonjë dallge të marrë..

Trupi gënjen edhe pse sështë fjalë,
rrëshqet me përkëdhelje si pasqyra n'ëndrra,
eh, sikur të ishte trup e fjalë si një ngjalë,
tu përdidhem qëllimeve të shtrembëra..

Zgjodhëm të vërtetat tona,
ku i quajtëm shpesh sinqeritet,
për tu mbrojtur nga njollat u tkurrëm përjetë,
ku gënjeshtrat shëmbëllenin më lehtë..

Të rejat zëvëndësojnë ëndrrat e vjetra, shpirtërat bymehen edhe me gllënka të hidhura,
të ecësh përtej pengesave,
edhe kur i ke këmbët e lidhura..

Ajo lëkura e vishkur si një gazetë e vjetër,
shpesh me kode të përziera,
si pluhuri kristalor,
si rrathët e historisë të palyera..!
Peshkopi, më.11.07.2021