Bedri Çera
Mbeta Burrë...!
Një grusht pluhur kishte mbuluar edhe burrin,
në ditët e gjata e me errësirë,
kthyer përmbys fytyra edhe arsyeja e buzëqeshjes,
me krahë të shtrirë që s'tu mbyllen kurrë..
Nuk vure emër as në toka të largëta,
si një vulë pa bisht dhe e tharë,
dëgjon klithmat e zemrës tënde,
sikur burrëria tenton në të shpërlarë...
Në dhimbjet e tua, do të njohish burrin,
e do të vij keq edhe kur i ndodhesh pranë,
të ngrihesh sa herë të përmbyset bota,
duke lënë marrëzitë me një anë..!!
Unë një zanafillë që u përbetova mbi thërrime,
zgjodha të jem ai burri kokëfortë,
humba një histori të mbushur me kujtime,
vetëdia mu përpëlit, nuk isha i plotë..
shkumbëzova e shkumbëzova si përrua,
si një luftëtar i ardhur nga antikiteti,
zëri yt nuk ka mbetur ai vazhdon djerësinë, mbi heshtjen tënde, mure, mjedise, mosha e vetminë..
Si kokrra kripe more at shijen e burrit,
edhe kur mbaje librin e ndaluar në gji,
copëza, copëza u ngrite e rishtaz linde,
mes rënkimeve të gjata mbeta ai burrë i ri..

Peshkopi, 05.06.2021
Komente 0