>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Në Honet E Shpirtit Rrëzohem!

Qen'ja ime nuk gjen prehje,
as në lëndinën e cicërimave të zogjve,
as në mjegullën e kaltërsisë,
as në ujrat e shatërvanit,
as në ëndërrimet e historisë...

Tek shëmbëllen pasqyra e trupit tim,
që hidhet e rrëzohet në honet e shpirtit,
si pëllumbat që fërfërinë n'fluturim,
atje ku s'të mbërrijnë kurthet e mëkatit,
në atë botë të heshtur pa rrezatim..

Me avullin e valëve të frymëmarrjes,
të vadit  marrëzitë dhe të humbas,
tu vendos gërshetë e digë dihatjes,
në muzgë të bukur të gërgas,
si puhiza nën pullaz...

Dëshiroj të mëkatoj në dritë të hënës,
te jargavani të shpërthej,
të flas e t'i lutem tokës,
velladoni të më mbërthej,
me gishtërinjtë e saj të butë shpirtin tim të ledhatoj...

Ai ngushëllim mbetet i verbër,
prapë unë prehje nuk do gjej,
shiu i lotëve më përpin,
frymën duke ndjerë që zbrazet
ndërmjet brinjëve seç vibrin..
Peshkopi, më 16.05.2021.