Bedri Çera
Stresi
Zgjohem i molepsur me stresin maisur,
mykur ëndrrat, dëshirat e sytë e qëndisur,
gërryej me plor kohën e mpiksur,
një pëllëmbë paqe e jetë, shpirtin për t'vaisur..
Stresi erdhi si një muze pa gojë e jetë,
e me pushtet të rëndë ngarkuar
fluturoi me trok të kalit si një re e zemëruar,
na mbështolli n'çdo anë si zbokthi kokën e parruar..
Ëndrrat dhe engjejt lindën bashkë me mua,
më shoqëruan në jetë si miq zevzekë,
herë grisur e herë arrnuar,
si një zumpare shpinën ma fërkuan lehtë.
Në tokë u shtriva si avion i rrëzuar,
i tharë nën diell nis e hungëroj
nuk di ku të kërkoj ndonjë distributor të harruar,
e prej andej të ngjallë besim e mbi stres të triumfoj..

Peshkopi, 22.02.2021
Komente 0