>
LETERSISHQIP

E Gjashta Ditëlindje Erdhi!

Sa dëshira më lejohen në ditëlindjen tënde,
vetëm gjashtë qirinj janë ngrehur për mbi tortë,
mbarti dëshirat tona,
përpara se ti shuajsh qirinjtë
si trajektore dritën e pashuar  na mbaj...

Sapo gëdhende gërmat në të shkruar,
si një ëngjëll do kujtosh ngjitjen tënde,
turrat me kujtime diku do të zënë pritë,
për tu ledhatuar e të frymosh i qetë..

"Kokël" të kam, në vesh tingëllon akoma,
dikur nga prehri i gjyshës, merrja gjumin,
e koha po përsërit vetveten ftohtë,
si vala e lehtë që s'ndahet me lumin..

Jeta e gjyshit tuaj ra në këmbët e tua,
si llogari e hapur e fatit që pret,
si një çelës i vogël  i jetës afruar,
për ty do mbetem rrugë e pambaruar..

Dëshirat dhe përrallat janë të lidhura,
diku në mes tyre jemi ne të dy,
do pulsoj si yll dhe errësirën do ta shkund,
dëshirat e shpirtit le të rendin pa fund..!!
Peshkopi, më 04.01.2021