Bedri Çera
Të Lutem Hënë
Mendja më vjedh trupin tënd të xhveshur,
më thumboi ëndrra, djersa m'ka mbuluar
dridhem nga ethet, nga bota i fshehur
a përcillet ëndrra, kur hëna është zgjuar...!!
Le të ndalet hëna mbi mua të rrotullohet,
me rrezet e zbeta të na mbulojë si re
të më tendos ethet pastaj të harrohet,
në vesh të m'përshërit si do bëhet me ne..!!
Lot e djersë të shkunden mbi gjoksin tim,
të dua moj botë parajsën se mbërrijmë..
më ndihmo moj hënë pse nuk pipëtinë,
mua lotët e djersa kurrë nuk mu fshinë..
Ndjej aromën tënde n'trupin e shkërmoqur
shpirti është këputur muskujt janë tendosur,
të lutem moj hënë me at dritë të zbehtë,
do ketë jetë për ne, që të jetojmë të qetë..!!
Toka më rrotullohet para syve të mi,
trupi m'plararitet djersa po ma shkri,
vetëm ti më ke mbetur moj drita e natës,
tundu moj hënë, për ndjenjat je matës...!!
Si dëshmitare m'përcolle në çdo dashuri,
sa herë që tendoseshim ne n'fshehtësi,
na mbuloje butë me at jorgan të zbehtë,
të lutem moj hënë, për ne do të ketë jetë..!!

Peshkopi, më.30.01.2021
Komente 0