>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Shpërfillja

Shpërfillja një lëngim pa dritë,
një lloj graviteti që të tërheq zymtë,
i përndjekur në dremitjet e mia,
i drobitur përpiqem të mbledh energjitë..

Një set lotësh mbaj me fre shtrënguar,
ndjej të ftohtë përtej xhamave të shtëpisë, si një dimër që gjithmonë vjen kaluar,
si një puhizë e lehtë mbartet në kurrizin e njerzisë..!!

Si një dritë e mekur do të doja që të vyshkesh,
duke ta ndjerë frikën e pakuptimtë,
nuk arrijë kurrë për të deshifruar
filli yt n'kështjellën e fjalëve ende mbetet i dyshimtë.

Shpërfillja si barka i ngjitet përpjetë lumit,
rrënjët ngulitura thellë n'lëmën tonë si nata,
një hajdute imcake lëviz brenda ritmit të saj
mbi këtë botë ka mbajtur t'shtrira këmbët e gjata..!!
Peshkopi, më, 12.02.2021