>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Shikimi

Se ç'më lodh në rrugë ai shikim hyjnor,
Më lidh pykë në "parmendë" të gjallë,
Si harron sy bardha, që jemi tokësor,
Ky shikim tejshpues nga engjëll më bën djall.!!

Mospërfillja si film pa zë
Ndjej që nuk shtiresh me atë vështrim
Më duket vetja me reliev të  mpirë
Mos kam rënë n'thua, apo jam i pirë, !

Mbahem si i mbyturi në fije të kashtës,
Dua nga ky vështrim që të shpëtoj
Më duhet me i thanë lamtumirë plakjes,
Që ky lloj shikimi  të mos më torturoj..
Peshkopi, më 28.01.2021