Bedri Çera
Cërla Dhe Mështekna
Në degë të mështeknës
ti cerlë më ishe ulë
shikimet sfiduese diku i kishe ngulë,
me at syrin blu në atë pyll të gjetheruar,
m'tërhiqje me këngë me këngën e shtruar..
Të pata parë dhe vjet e të pata shkruar,
në një fletë të hollë të pata vizatuar,
më ëmbëlton me zërin cerlë e vogël ti,
ç'ma dogje këtë xhanë, çu ndeze dhe ty..
Jeta tretë ngjyrat nga jashtë ti lëshon ty,
brenda dallgë e detit nis me të përpi,
burrat e kthejnë kokën si me qesëndi,
fytyra fort u skuqet edhe "djemve të rinj".
Ty po të puth era unë nuk po të arrij,
do marr mbrapa zanat e do ulërij,
e në mu dridhshin gjunjët rrugës për te ti
me lot do lag shpirtin, si i mbetur në shi..
Moj mështekën e bardhë më bëre më ves,
koka më mbeti anash kur kaloj çdo mëngjes,
ç'ma rrotullon at sy cerlë moj me kujdes,
në mos të puthja sytë më mirë le të vdes..
Je verë e ëmbël e Omer Kajamit
po të ulem ngadalë te shishja e shejtanit,
do ta mbaj pranë dhe kalin e bardhë,
në s'do të të shkrihem, lëvize at qepallë..
Cerlë/a = shpend i bukur pylli.
Omer Kajan = poet i madh indian.

Peshkopi më, 27.12.2020
Komente 0