Bedri Çera
Të Lodhur....
Gogësima e plogështia më mbështillen në sitën e viteve,
më ngjajnë si dy mashtrues të vegjël,
si kurth në korrizin e lodhur, apo
direkë që frikën nga dallgët..
Gogësima që ndjejnë dimrin e prapë
ku lëngon e pëlcasin turmat,
fillimin e dështimit po ndjell,
vullneti i raskapitur, krekoset i qullur..
Pështymën e fundit përcjell me forcë gogësimë,
si spec djegës më ngrihen flokët,
jam i lodhur nga dërdëllitja e gjatë,
Vetëm koba më nxit të rebelohem..
Në shkozë na ka rënë filli,
copëzat e bardha janë të thyera
qetësia si një atak i gjatë s'na përfilli,
plaga e maisur pritet të çeli...
Brengoset dimri si plak i ngrysur,
thelluar kjo stina e artit,
gogësima e plogështia do të shkunden,
të vërtetën e deformuar prilli do ta tredhi...
më ngjajnë si dy mashtrues të vegjël,
si kurth në korrizin e lodhur, apo
direkë që frikën nga dallgët..
Gogësima që ndjejnë dimrin e prapë
ku lëngon e pëlcasin turmat,
fillimin e dështimit po ndjell,
vullneti i raskapitur, krekoset i qullur..
Pështymën e fundit përcjell me forcë gogësimë,
si spec djegës më ngrihen flokët,
jam i lodhur nga dërdëllitja e gjatë,
Vetëm koba më nxit të rebelohem..
Në shkozë na ka rënë filli,
copëzat e bardha janë të thyera
qetësia si një atak i gjatë s'na përfilli,
plaga e maisur pritet të çeli...
Brengoset dimri si plak i ngrysur,
thelluar kjo stina e artit,
gogësima e plogështia do të shkunden,
të vërtetën e deformuar prilli do ta tredhi...
Peshkopi, më 12.12.2020
Komente 0