Bedri Çera
Asgjë Nuk Më Ndryshoi!
Unë nuk ndryshova siç nuk ke ndryshuar edhe ti..
ndërsa rrëshqas si flutur në fluturim,
i rraskapitur netëve të vona,
sytë më lodhen, më enjtën për të larguar lakminë pa kthim..
Jam po i njëjti njeri si dikur kur thurnin plane si fëmijë,
por tani e di ku më dhemb,
prandaj kohën po sakatoj butësisht,
si vala përgjumur e lumit puth shkëmbinjtë.
Më vjen zor nga ndoshtat e mia..,
mu lodh shpejt ai nerv i trazuar,
e ëndrra më mbeti në dorë të dehjeve,
brenda një qelie ku dielli m'është larguar..
Ditët më hiqen një e nga një,
po rëndësinë e kanë të njëjtë,
u shtrimë të dy mbi kohën tonë,
të ngrirë në kryq me dhimbjen lehonë..
Atë që na do, e përplasim në anë,
vuajmë fjalën e ngurtë që lëmshi brenda e ka zënë..
fshehim zemrën brenda mureve të vjetër,
si hëna që shkrihet ngadalë në thellësinë e kaltër..
Peshkopi, më, 21.12.2020
Komente 0