Bedri Çera
Të Dashurat E Mia
Vjeshta më shkon nëpër qiell e rënduar,
E mua më zuri frymën mërzia,
E dashura më përcjell tek stacioni ngarkuar,
Emocionet shkarkojnë në trajstë sa s'mi mba gjithë njerzia..!!
Tek largohem e largohem ajo u zvogëlua,
E mbeti si një kokër lajthie në kaltërsinë e pafund,
Nga pas mu duk se më thërriste,
E unë i mbyllur në vete ngashërehesha, kur vija lotit më shkund..!
Mikrobuzi lëviste sikur kurrë s'do të ndalej,
Ca gjethe era mi vërvit në anë,
E ndjeja trupin tim krejt të ç'veshur,
Te stacioni "mola" shpirtin më kishte ngranë..
Te strofulla e vjeshtës kam ngulitur mendjen,
Si nuk na mbajti njëherë ngrohtë nē gji,
Natën ju kujtoj të dyjave
Edhe kur më kap ankthi më duket sikur psherëtij...
Pas petaleve të trëndafilit maskohen gjemba,
Që vjeshtën e të dashurën lehtë ma kanë përpi,
Vallë gërvishtja shemb kalatë pa bedena!?
Apo xixëllonjat e mia dritën kanë vegim që veç nga shpirti hy...
Peshkopi, më, 22.09.2020.

Komente 0