>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Endemi....

Mesnata më gjen zgjuar,
Bulkthi me zërin e tij përpëlitet në errësirë,
 Ky kor i vogēl përgjumësh se ka përceptuar,
Që vera ka kohë që është dorzuar...

Qetësia, gumëzhima thellë në kraharor depërtojnë,
Tek bota e shpirtit të mbushur si me magji,
Përpiqesh bulkth me këngën tënde të më mashtrosh,
Të hesht në ëndrra t'vjetra në thellësi..

Parajsën ke ngritur në errësirë,
As çaji i miclës nuk po më qetëson,
Sikur të flija unë pak me ty
Ndoshta të qarat, dhimbjet, do prehen pak çaste n'liri.

Të shëndrrohem në bulkth si fantazëm,
Po sozinë time ta lejë këtu
Nga andej mund të bëj edhe gjyqin e shenjtë,
Që dhimbjet mos ndjehen thellë edhe kur këputen penjtë..

Si mbetem të dy me pengje të vonuar,
Si një lloj  klithme si jeta pa ëndërr
Nga e djeshmja dolëm të dy të lënduar,
Si një kërcitje e rëndë nata na ka lëshuar..!

Po pranverën kemi nē prag
E kapilarët do të fryhen përsëri
Limfa e re që do të na lag
Për bulkthin dhe mua do të kemi risi..

Micël/a - Bar blete, qetësues nervor.
Peshkopi, më 31 tetor 2020.