>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Drini I Zi

Drini i vetmuar lëshohet në botën e tij,
Jeton si shpirtrat, përdridhet e larg tretet,
Diçka ka vulosur, mbuluar me histori,
Qerpikët mban të lagur, e si klloçkë  mbetet..

I qetë  ëndërron me të njëjtin pasion,
Kupat e tua, figura të thella më frikojnë,
Edhe kur përplasesh egër draga më lumturon,
Zhurma uturitëse më deh e shpirtin me fllad ledhaton,

Tek humbesh e përplasesh nëpër diga,
Për t'na ngrohur me flakën e putpurtë,
Për të ushqyer një botë të mbushur me qeliza,
Që valëzimi i jetës të mbetet i sigurtë.

I vjetër e i lodhur qan si fëmija pa zë,
Si kalorës  përcjell emocione njerëzimi,
Bota jetësore ty vetëm nuk të lë,
Prandaj thërrmohu e lēsho valë tundimi..

Drini plak është i bukur e i trishtë si vjeshta,
Ka vetëm një ngjyrë hyjnore në fytyrë, Si një piktur, ku nuk humb kurrë buzëqeshja,
Eh brengën dhe pikëllimin e mbajti vetëm koperturë..!
 
Peshkopi, më, 02.09.2020.

Shpjegues :
Kupa = Rrethore që formohet kur bashkohen rrymat e tenton të tërheq.