>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Pengu Dhe Maska!

Shpesh çasti më mban peng e më djersit,
Kur fjala rëshqet si shigjetë, e trembur  thuaj..
Atë që dua më shumë trondis dhe e lej  n'eksit,
Ndërsa shenjat e lëna përgjatë jetës ia vuaj...!!

Pengu vendos maskë me kohēn të përshtatet,
Si i sēmuri kronik lëmon pleqërinë nga frika, tulatet,
Pengu dhe maskat në dimensione të reja lajthisin,
Kur të dyja bëhen miq popullatat çorodisin...!

Fjala është britmë e shejtë e shpirtit tim,
Ndaj peng i mbetem e thonjtë s' ja lëshoj,
Eh, plaçka e maska se ç'kanë një raport në të sjellurin intim..
Si hije parakalojnë honet, pa i vënë njëra tjetrës ç'mim,

Pengu kurrë nuk më vyshket,
Ndodh shpesh shoqërohet me errësirë,
Harta me pengje kollaj nuk më tërheq,
Sot pengu, borxhi, maskat  janë nē modë e shtiren si meleq..!!
Peshkopi, më, 10.08.2020