Bedri Çera
Unë Blini Dhe Guguçja
Tek blini plak kisha ndalë,
Pusinë aroma më kishte zënë
Nga guguçja hidhnja synë,
T'i ngrija qarkun e kisha lënë,
Ombrellë e gjelbërt na vështronte
Me hapat tërhequr zvarrë ndër vite,
Kishte shtrirë shpirtin e spipëtinte,
Veç nga marazi gjoksi i shfrynte...!!
Nën lulet e tua fërfërijnë reflekse,
Ku marrin udhë marrëzitë e ditës,
Tek na lëvrin ajo fantazmë n'anekse,
Ia arnoj plagët, trembur e në siklete.
Kurrë nuk mbushen zgavrat e mia
Sepse i lashë veç me përkedhelinë
Tek më griset dita menduar,
Ç'faqet guguçja që më shkel synë..!!
Unë blini guguçja kruspull diçka po shkrijmë,
At plantacion ndjenjash që kurrë s'u "ngimë"..,
At botë të tendosur nga pesha nën rrymë..,
At gjeneratë si shtëllungë të terun..
E të humbur në bredhjen pas fjalëve pa frymë..,
At hije përtej tejdukshmërisë,
At dordolec autokton që mezi po i shpëton "lisë"..,
At faj që kohës ja shtojmë në listën e lakmisë..!!

Peshkopi, më, 16.06.2020
Komente 0