Bedri Çera
Më Lodhe Kroi I Zi
Kushtohet: Copëtimit barbar të një grumbulli pyjor të virgjër "Qafa e Shtrigave - Kroi i Zi" Muhurr Dibër.
E
Edhe nga meditimi xixa më lëshojnë sytë.
Përplasen, kolovitem e shkundi retë në sitë,
Ajo dallgë e shtypur duket sikur po merr flakë,
Qetësinë e patrazuar ma përvëlon ç'do natë.
Se ç'më rri varë moj mjegull si korniza pa pikturë,
Merrmë të kërrusëm e mbështillem lēmsh në atë figurë...
Të strukem të t'kurrem të bëhem sa një top,
Pse zgjërdhihesh si hiena pse s'më pranon dot..!!
Tek më rri varur e stërmadhe mbi Runjë,
Loti vjen në t'tharë ndaj dhe shumë je thinjë,
Në kornizën tënde vend s'më bëre dot,
Ndaj më qaj meditimin derdhi ato lot..
Dy herë të mbarshtova nga "Qafa e Shtrigave" në "Setê",
Më lodhe të lodha por nuk bëmë përpjetë,
Tek shoh cungjet shtrirë ndihmē më kërkojnë,
Diagnoza spo gjendet e plagët më kullojnë..
Vetëm tek "Kroi i Zi" çilem e përmendem,
Lart mbi " Hurdhë te Vogël" je kështjellë pa emër,
Të lutem ulurit, ulurit me vaj, s'mbajte të virgjër at çadër n'majë,
Qē dhimbja të mos më shemb, shkarko natë tymnajë...!!

Peshkopi, 04.07.2020
Komente 0