>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Moj Era E Majit!

Erë e majit, moj tinëzarja erë,
Pse s'mi hedh vitet në krahët e tu
Të djalëroj  qoftë edhe një herë
 Si zambak bjeshke n' Korab diku.

Blegërimë e fyell t'mrrahin me dhimbje,
Të harrohem  e sytë t'i mbyll,
Në muzg të  mbrëmjes  të më lindje,
 Melhem plagëve t'u mbështjell...!!

Ç'ma dredh këngën majë çukës,
Pse moj erë dëshprimin derdh,
Sikur të matja unë ty me këmbë,
Në ç'do anë me ty të bredh.

 Kur terri të jetë shtrirë
 Si shilarës dihatja t'vringëlloj,
 Merrmi brengat çoj në qiell,
 Që nga makthi të shpëtoj,

18.05.2020