Briken Zenuni
Ëndërro
Kur të flesh i pikëlluar,
Nga kjo jetë vjeshtëri!
Ëndërro një pemë të bleruar,
Dhe i fol për dashuri!
Zogj e degë derdh në shtrat,
Të flokëgjethes shpupuri!
Mos ki frikë se bën mëkat,
Në fund të fundit, je njeri!
Se asgjëja mes pyllit të errët,
Pjell një qenie llahtari!
Që vjesht njerëzit, vjesht pemët,
Derdh nën shi qefinin gri!
Prandaj, kush në jetë,
Të ëndërrojë s’ka uri!
Pikëlluar mbetet shkretë,
Mbetet vetë padashuri!
Nga kjo jetë vjeshtëri!
Ëndërro një pemë të bleruar,
Dhe i fol për dashuri!
Zogj e degë derdh në shtrat,
Të flokëgjethes shpupuri!
Mos ki frikë se bën mëkat,
Në fund të fundit, je njeri!
Se asgjëja mes pyllit të errët,
Pjell një qenie llahtari!
Që vjesht njerëzit, vjesht pemët,
Derdh nën shi qefinin gri!
Prandaj, kush në jetë,
Të ëndërrojë s’ka uri!
Pikëlluar mbetet shkretë,
Mbetet vetë padashuri!
18.05.2017
Poezi nga libri “Qenia”
Poezi nga libri “Qenia”