>
LETERSISHQIP
Briken Zenuni

Flutura E Natës

Mu fanit përreth një flutur nate!
Si fllad i ardhur prej së largu e prehje kërkon!
Mund të ndiejë kjo qenie?! - thashë me vete!
Simfoninë e dashurisë që brenda meje vlon?!

Sillem, kërcej në krahët e saj.
Valsin më të bukur të jetës sime!
Silueta dezhavu ngrirë nëpër skaj!
Vallëzim i mbushur me çaste-përjetime!

Mbrëmja errësohet nën neonin e trishtuar!
Ndoshta ishte trill i natës e gjithë kjo!
Mbase në të tjerë planete kemi qenë të dashuruar!
Ndaj sillemi rrotull njëri-tjetrit, edhe unë, edhe ajo!