>
LETERSISHQIP
Briken Zenuni

Zjarri I Dashurisë

Shiu i kobshëm përzier me gjak e rrëkellima,
Ndrin rrugën baltosur nën neon!
Të vdekurit shkelin pellgjesh-psherëtima,
Ndërsa të gjallët tej, puthen me pasion!

Qytetit trupi nis t’i kullojë,
Tëlara e shpirtrave epshëri-kafshëri!
Të lagurit presin Diellin të agojë,
Të mirët pranë zjarrit bëjnë dashuri!

Ngjethur trokëllima e llandonit pa kuaj,
Mbush fiqirin me gënjeshtra yshtje-qefin!
Gëlon që zjarrin e dashurisë të shuaj,
Mbrojtur nga shenjti Shën Valentin!
30.01.2024