>
LETERSISHQIP
Buqe Agolli

Pranvera Me Zhgenjime

Moj pranvera me zhgënjime,
le një plagë dhe kujtime,
ku të vajti bukuria,
ta rrëmbeu pandemia?

Ah jo, jo stë shijova dot,
as die, dhe as sot,
kafen bashke jo se pimë,
te flisnim bashkë, për lumturinë.

Moj pranvera e zhgënjyer,
stina e bukur, stinë e vyer,
aromë lule trëndafili,
i trishtuar, skendoi bilbili.

Jetë more sa deshe vetë,
si sna le njëherë të qetë,
ne djall vafsh more virus,
tërë jetën do te perbuz.

S'dola dot me njerëzinë,
të, të shijoja bukurinë,
plot maraz do të kujtoj,
kurë në jetë s'do të haroj.

Pandemisë po i vjen fundi,
që te gjithë sec i shkundi,
jeta bukur do lulezojë,
lumturi njerëzve, tu dhurojë.

Cdo mëngjez e cdo agim,
ti shoh njerëzit plot gëzim,
sytë tyre plot shkëlqim,
buzeqesh o vendi im.