>
LETERSISHQIP

Mushkonja E Bulkthi!

Sonte përdreq me mushkonjën vallëzova,
sa e gjatë më është dukur kjo natë!
Seç më pëshpëriste pranë veshit e gjora,
për të dashurin që i kishte rënë në baltë.

Mushkonja e mjerë gjumë s’kishte,
të dashurin bulkth gjithë natën kërkonte.
Kanal më kanal krahët i përpëliste,
ndërsa bulkthi në veshin e tjetrës këndonte.

Eh, jetë o jetë si qenke ndërtuar!
Fliste me vete mushkonja e mjerë.
Unë gjithë natën këtë melodi kam dëgjuar,
në mall të bulkthit më pickoi mua kët’ herë…

Bulkthi i zi, përnatë partnere ndërronte,
ia kishin lakmi vargun e këngës së vjetër.
Për derë ai gjuante, por këngën s’e harronte,
mëngjesi e zbardhte gji në gji me tjetër.