>
LETERSISHQIP

Muzat E Vargut

I dua shumë vajzat e Zeusit,
janë nentë vajza, nuk janë pak.
Të gjitha të bukura, janë muza…
kaliopi më shkon përshtat!

Me muzën e bukur të Epit,
e kush s’është dashuruar?
E merr përdore mitologjinë…
fjalë për fjalë duke e recituar!

Edhe Erato bukuroshe…
krejt shpirtit m’i jep kënaqësi.
Më josh me tinguj muzike…
ritmi i saj, përcjellë te unë qetësi!

Vetëm muzën e tragjedisë,
jo s’e dua, kët’ muzë s’e pranoj!
Me muzën e bukur të historisë…
kam dëshirë që ta ndërroj!

Muzë himnesh ka bota plot,
edhe unë e kam himnin tim.
Që në flamur jeton tash sa mot…
e ka si uratën Kombi im!

Muza e valles ma kënaq shpirtin,
kur kërcej vallen mirditore.
Vallen e Osman Takës se harroj…
e marr çamin vet përdore!

Edhe Thalia më pëlqen shumë,
pas çdo valleje vjenë poezia.
Dy muzat bashkë i dua unë…
kalojmë ngadalë te komedia!

Të nentë muzat e mitologjisë,
i mbështjellë me vargun tim.
I adhuroj nëpër vargjet poezisë…
motrat muz’ i dua në çdo krijim!