>
LETERSISHQIP

Si Bishti I Dhelprës

I dha porosi arusha të voglit të saj.
O biri im i dashur, më dëgjo!
Jeta është e vështirë gjithmonë,
për ta sfiduar ule kokën dhe mëso!

I thoshte: Jeta ka plot shkallë,
dhe duhet t’i kalosh ato, një e nga një.
Kurrë jeta nuk është si në përrallë.
Shpeshherë ajo s’të lëshon pe!

Dhe hapte sytë arushi i vogël,
dëgjonte nënën e tij, duke e mësuar.
Një ditë sheh bishtin e dhelprës këputur,
u kthye tek nënë arusha i trishtuar!

Nënë; çfarë i ka ndodhur zonjës dhelpër?!
Thërriste arushi e fjalët i nxirrte me zor.
Ha-ha-ha, mirë iu bë dinakes së vjetër.
I kam thënë: Mos hyp në ashensor!