>
LETERSISHQIP

Sërish Ikje…

Me mall shoh nga dera,
e di se je në kurbet.
Dhe kur derën e hap era…
mallin për tek ti e tret!

Sytë nga dera përditë rrin,
e di se je në kurbet.
Pres mesazhet të më vijn,
besoj se një ditë troket!

Është i rënd malli i pritjes,
e di kush e ka provuar.
Ia sheh udhën përseritjes…
edhe shpirtit t’përmalluar!

Vetëm malli ma di hallin,
fort ma lodhi zemrën.
Pesha e tij thërmon malin…
shpirti ia ndjen brëngën.

E mallkoj përditë kurbetin,
i lanë të gjitha e ikën.
Kaluan male, kaluan detin…
dritën shpresës ia fikën!

Qofsh mallku o kurbet!
Fike zjarre nëpër votra.
I lanë krejt trojet shkret…
me lot në sy nana e motra!