Delinda Muçollari
Gjërat Që Dua Janë Të Vogla
Në zarfe të vegjël të kam shkruar letra
Me shkronja të vogla
Të voglat kërkesa
Teksa i rendita
S’më doli as boja.
Dy tre a më tepër
Arsye të vogla që të kthesh tek unë
Ndoshta shkrova mijëra
Por të vogla janë
Stë lodhin aq shumë.
Për krahët e vogla që silleshin rrotull
Përqafimit tënd
Pas shumë piruetash
Binin si polen
Në të njëjtin vënd.
Për gjurmët e vogla që linin mbi krye
Të vegjlit gishtrinj
Nisur të pushtonin
Mendimet e tua
e nuk njihnin kthim.
Ato pak të diela me takime flu
Në ekranë të vegjël
Ti në miniaturë,
teksa më humbisje
Në një planet tjetër.
Tani je më larg,
Akoma i vogël
më flet me ikona,
The gjë ‘mirupafshim’
Po qe aq e vogël
‘u pafshim’ dëgjova..
Me shkronja të vogla
Të voglat kërkesa
Teksa i rendita
S’më doli as boja.
Dy tre a më tepër
Arsye të vogla që të kthesh tek unë
Ndoshta shkrova mijëra
Por të vogla janë
Stë lodhin aq shumë.
Për krahët e vogla që silleshin rrotull
Përqafimit tënd
Pas shumë piruetash
Binin si polen
Në të njëjtin vënd.
Për gjurmët e vogla që linin mbi krye
Të vegjlit gishtrinj
Nisur të pushtonin
Mendimet e tua
e nuk njihnin kthim.
Ato pak të diela me takime flu
Në ekranë të vegjël
Ti në miniaturë,
teksa më humbisje
Në një planet tjetër.
Tani je më larg,
Akoma i vogël
më flet me ikona,
The gjë ‘mirupafshim’
Po qe aq e vogël
‘u pafshim’ dëgjova..