>
LETERSISHQIP

Hënës

Hënë xhane
Po të pyes
I ke parë sytë e tij ndonjëherë?
Janë dy qiej aq të thellë
Ku kanë humbur rrugën retë..

A ke ecur bashkë me të
Dora dorës je genjyer
Po të pyes
Hënë xhane
Përmalluar
Zemërthyer

Se kurrkush s’i ka po aq
Sytë të largët si dy yje
Se kurrkush se ka shikimin
Dëshpëruar,
Si e tyre..

Hënë xhane
Ti që sheh, sy që presin
Sy që ndrijnë
Mos ke parë qiejt e tij
Duke pritur sytë e mi?

I ke hasur, ke soditur
Meteorë të tillë, të zjarrtë?
Ti e dehur,
Më përgjigjesh:
'Shëmbëllenin
Sytë e saj'..