>
LETERSISHQIP
Delinda Muçollari

Mëkatet E Së Dielës

Nëse e lë dikë të presë
Ai do fillojë të mendojë për të metat e tua
Dhe për të mbushur vakumet e heshtjes
Do flisni për motin, për rreshjet..

Mos e lër askënd të presë pa llogari
Të dielën, sidomos të dielën
Pritja s’ka mëshirë, por ka pa fund vetmi
Dhe dy humbje të mëdha:

e diela, dhe Ai!