Delinda Muçollari
Trini
Baba nuk ka kujt t’i rrëfejë për motin
Për dimrat nga lindëm ne dikur
Babën s’e ndin kush por veç Zoti
Thotë se dëgjon, e nuk rresht kurrë.
Nëna nuk ka kujt tja japë brengat
Askush nuk ja mban për pak, as hua
"Ja do t’i mbyll në kafaz këtu brenda,
Hiqi bijë nga supet, hiqi, lëmi mua"
Koha më nuk ka kujt tja shërojë plagët
Secili plagët e veta i vuan
Veç kafaz i shpirtit sa gjithë oqeanët
Brengat e botës i ruan.
E në krahët e Zotit i shuan.
Për dimrat nga lindëm ne dikur
Babën s’e ndin kush por veç Zoti
Thotë se dëgjon, e nuk rresht kurrë.
Nëna nuk ka kujt tja japë brengat
Askush nuk ja mban për pak, as hua
"Ja do t’i mbyll në kafaz këtu brenda,
Hiqi bijë nga supet, hiqi, lëmi mua"
Koha më nuk ka kujt tja shërojë plagët
Secili plagët e veta i vuan
Veç kafaz i shpirtit sa gjithë oqeanët
Brengat e botës i ruan.
E në krahët e Zotit i shuan.