>
LETERSISHQIP

Anija Ime

Po fryn me vrull stuhia që tund anijen time
Anijen që lundron nëpër oqeanin e jetës,
Më përplas me forcë mbi sfida dhe dështime
Kërkon vendosmërisht t'më heshtë rrahjet e zemrës.

Por me gjithë përpjekjet pa reshtur prej kohësh
Ekuipazhi im i ndjenjave qëndron me guxim,
Me të njëjtën frymë i jep përgjigje stuhisë
Dhe i çon një mesazh: sërish ke dështim.

E sidoqoftë stuhia nuk di të qetësuar
Kërkon me bindje të fundosë këtë anijen time,
Ndaj unë jap edhe marr me shpirtin nëpër duar
Dhe mbahem fort në rima, në vargje e në shkrime.

Vazhdon të fryjë stuhia, lëkund me forcë anijen
Anijen e përgjumur në oqeanin e jetës,
Por kur shikon mosthyerjen, kur shikon mosbindjen
I kërkon largimin kokëulur zonjushë vdekjes.
16:30 11.08.2021
Novosej, Kukës