>
LETERSISHQIP

Më Mungon

Më mungon tepër çdo çast e më shumë
Pranë meje të dua,
Më mungon zgjuar, më mungon dhe në gjumë
Dua t'jesh me mua.

Më mungon aq shumë saqë ndihem keq,
Më mungon vërtetë,
Por do të vijë çasti që e presim të dy:
Së bashku përjetë.
00:15 10.08.2021
Novosej, Kukës