>
LETERSISHQIP

Jam Mësuar

Unë jam mësuar me melankolinë time
Kur më ngjitet në ball si hekur i nxehtë,
Madje fillova të besoj në thënien e urtë:
"Paraja e ngre ujin përpjetë."

Unë jam mësuar që dhimbjet e mia
T'i kapërdijë gjatë netëve të gjata,
Kur melankolia më shpall luftën e radhës
Tek ngulet në mua si shpata.

Unë jam mësuar të vras mendjen pareshtur
Edhe kur nuk ka aspak nevojë,
Jam mësuar të dëgjoj të lehura qensh
Të shikoj pështyma nga të tjera gojë.

Unë jam mësuar me imazhe të trishta
Me njerëz që s'kanë synime në jetë,
Jam mësuar me faktin prej kohësh të kryer
Të jesh i lumtur pa një dyshkë në kuletë.
10:09 07.08.2021
Novosej, Kukës