>
LETERSISHQIP
Denis Toçilla

Loti Im

Ti je loti që buron nga thellësia e shpirtit tim
Je shpirti poetik i këtij shpirti prej poeti,
Je agimi personal, dedikuar veç për mua
Je kopshti më i bukur, ti për mua je Xheneti.

Ti je loti im i syve, lot që vjen direkt prej zemrës,
Ndaj s'dua që të qaj se kam frikë se mos largohesh,
Ti je pjesë e trurit tim, je neuronet e gjithë mendjes
Je zemra e zemrës sime që çdo çast më shumë zmadhohesh.
Demito
03:20 08.08.2021
Novosej, Kukës