Denis Toçilla
Nën Dritën E Hënës Psherëtij
Mendohem, shqetësohem me veten
në kujtime... i zhytur rrij,
pres muzgun e mbrëmjes i vetëm
nën dritën e hënës psherëtij.
Në përjetësi do largohem
asnjë moment nuk do të pres,
me valën e detit do shoqërohem
do shkrihem në timen harresë.
Kur të shkrepëtij rrufeja
vëmendjen do të ma tërheqë,
flakërimi i saj do m’kujtojë
se dikush, ndoshta më pret.
N’ëndërra me egërsirat përballem
me dhëmbë e me shpirt luftarak,
nuk e di pse jeta më sfidoj
apo, pse jam një djalë zemërak.
Nga vëllimi "Nëpër kohë"
në kujtime... i zhytur rrij,
pres muzgun e mbrëmjes i vetëm
nën dritën e hënës psherëtij.
Në përjetësi do largohem
asnjë moment nuk do të pres,
me valën e detit do shoqërohem
do shkrihem në timen harresë.
Kur të shkrepëtij rrufeja
vëmendjen do të ma tërheqë,
flakërimi i saj do m’kujtojë
se dikush, ndoshta më pret.
N’ëndërra me egërsirat përballem
me dhëmbë e me shpirt luftarak,
nuk e di pse jeta më sfidoj
apo, pse jam një djalë zemërak.
Nga vëllimi "Nëpër kohë"