>
LETERSISHQIP

E Shkruara

Fluturimthi kaloi edhe një ditë,
Një ditë qe harresa e rrëmbeu.
E vrazhdët, në gjoks te jetës piu sisë,
U largua, e kokën pas nuk e ktheu…

Një flet e librit u kthye anës tjetër,
(Një gjethe e renë ne lum’ te egërsuar, )
Rend e rënkon ne germat e letrës,
Me te, e shkruara, qesh edhe luan...

Dhimbja e gjethes derdh lotët mbi lum,
Por lumi nuk preket, nga te sajt lot..
Dhe derdhet detit, ku puthet me furtunë,
Deti e gëlltit, prej tij nuk del dot..

Dhe dite pas dite, ..dhe flet pas flete,
Gjithçka e pakthyeshme, si rrjedha e një lumi,
Njeriu rrëmbehet ashtu si një gjethe..
Gjithë sa qe është shkruar, vrapon drejt një fundi..