Dëshira Haxhi
Shpirti I Djallëzuar
Me penel errësirën vazhdova të zbardhja
U errësua dita u bë më e zezë se nata!
Vazhdon të jetosh nën hijen tënde mashtruese
Dhe toka lëngon kur mbi të hapin e hedh
Me shpirtin djallëzor një trëndafil plot gjëmba
Me duar përgjakur lumënj lotësh sjell…
Një buzëqeshje ironike shoqëron hapat e tua
Atmosfera e helmuar mbi gjurmët e tua shkel,
Dhe dielli i përgjakur nga gjëmbat e tua
Frymemarrjen shoqëron me një psherëtimë të thellë.
Anija e jetës mbart plot parazita...
S'e kuptoj pse në breg të detit i nxjerr?!
Le të bëhesha une "Zot" për pak caste
Të gjithë parazitat ti mbysja në det!!

Komente 0