>
LETERSISHQIP

Enigmë

Pse…
S'po të kuptoj?!
Strukur nën hijen time
Pse do të jetosh?!

Më thuaj, pse?!
Mërzitjen në lotët e mia fsheh,
Në çiltërsinë e buzëqeshjes time
Ironinë e verbër gdhend...!

Nën hijen time gjurmë s'mund të lësh
Mundohu të ecësh me hapin tend.
Për ty krenar nesër dikush duhet të jetë,
Të duhet vetveten të kërkosh të gjesh!!

Unë s'jam dikush më i mire se ty,
Nën të njëjtin qiell rrojmë që të dy.
Mëkatarë kalimtarë jemi në këtë jetë.
A e di që jeta është "privilegj"?!