>
LETERSISHQIP
Donis Lleshi

Përkund Djepin Nëna Ime

Përkundet, tak-tak-tak në errësirë dicka
Edhe në dritë dëgjoheshin tak-tak-et e shumta
Prania jote nanë vetëm asnjëhere nuk më la
Nën britmat e mija plot fjalë që ngjanin të shurdhta

Përkundej, ndalonte në varësi të fëmijës tekanjoz
Si një orë që kurrë nuk ju prishën bateritë
Në veshin tim të vogël vinte një zë melodioz
E kjo gjë e bukur vazhdonte cdo ditë

Tak-tak-tak dhe dora jote asnjëherë su largua
Dashurija jote të gjitha pikat e dobëta i gjeti
Kur tak-tak-et më në fund mendonin se ndaluan
Plot dashuri një fëmijë doli nga djepi

Përkund djepin nëna ime e shtrenjtë
E përkundi për vite me rradhë
Asnjë tak-tak për të nuk ishte i njëjtë
Ato tak-tak-e që nuk i gjen dot as në ndonjë përrallë

Ti nënë festë ke përherë, jo vetëm një ditë
Se ti për ne cdo minutë e gëzon
Sdo të t’bëj kurrë të qash, e nëse po gjithmonë do t’i fshij sytë
Se tani është herët por mund të jetë edhe shumë vonë

Tak-tak-tak një djep i lënë mënjanë
Melodia më e bukur që njohim
Kur duart e tua krijimin e asaj melodie e lanë
Jemi të dy bashkë që djepin tim po shohim