>
LETERSISHQIP
Donis Lleshi

Cohu Shqipetar Per Shqiperine

Cohu shqipetar tregoje burrerine
Rroke pushken n’krah merre arratine
Me nje mije halle qe i mbartni mbi shpine
Cohu shqipetar per Shqiperine

Cohu shqipetar edhe mbroje token
Se na moren shpirtin na e humben koken
Kaq shume po u japin por asnjehere su ngopen
Cohu shqipetar se hallet vec po shtohen

Cohu shqipetar kot ti mos rri
Varre deshmoresh plot fotografi
A thu keta jane hyjni e dojne me na pri
Cohu shqipetar medet Shqiperi

Cohu shqipetar per gjuhen e folur
Per ballin plot djers per shpirtin e lodhur
A thu keta mes veti s’qenkan kurre te njohur
Cohu shqipetar hajnat per ti shporrur

Cohu shqipetar per zerin e mohur
Varur ne litare, djegur, perdhunuar
Endrra ne harrese mbi fajtore gozhduar
Cohu shqipetar boll kemi duruar