>
LETERSISHQIP
Donis Lleshi

Je Njeri

Je njeri

Ne mund te kujtosh dy fjale ne kete bote
Kur erresira t'i kete mbuluar syte me zili
Pragun e vetes ta kapercesh sado qe "jo" dikush tjeter te thote
E te mos harrosh se njesoj si une dhe ti je njeri

Ne mund te jesh i qete e te mos ngutesh
Ne detin e trazuar qe dallge mbi supe te leshon me furi
Kundra turmes dinjitetin e guximin kurre te mos i humbesh
E vetes gjithone ti thuash edhe une jam njeri

Ne mund te besosh ne veten tende
Kur dimri i acarte gjithcka te doje te ngrije
Gjurmen e se mires ne kete bote te cmendur gdhende
E thuaj para njerezve ndryshe nga ju une mbeta njeri