>
LETERSISHQIP
Donis Lleshi

Tek Parku I Vjeter

Ne stol tek parku i vjeter
Dikush mu afrua duke pershperitur disa fjale
Duart e tij te ftohta mbeshtillnin nje cope leter
E fjala fjalen se priste per te dale

Mirepo kur mendova se kishte mbaruar
Edhe nje fjali dole nga goje e tij
Ajo pyetje me zuri shume te hutuar
Kur me pyeti se cdo te thote dashuri

Une me buzen ne gaz u shpreha sic mendova
Duke i thene se dashuria nuk shprehet me fjale
Por kur nga syri i saj nje lot te arratiset
Nga syte e mij qindra te tjere kane per te dale

Kur stuhite e jetes mbi ate te bien
Une e di qe nuk mundem ti ndaloj dot
Por thelle ne zemren time do e strehoj
Ne nje vend ku ajo nuk mund te laget dot

Kur e semure te jete afer ti qendroj
E nese ka ftohte nga zemra ti jap ngrohtesi
Rrugen e saj si pishtar plot drite ta ndricoj
Sic ndricojne fjalet rrugen ne poezi

Plaku i hutur ne kembe u ngrit avash
E fleten e futi ne xhep si ne fshehtesi
U cudit i shkreti me fjalet qe i thash
E pak fjale dolen nga goja e tij

Ne kete jete ku isha i harruar
Takova dike jo me zemren bosh
Plaku mori rrugen tej per tu larguar
Duke me thene se ti di te dashurosh